Telegrafi

LSDM-ja në Shkup kundër Rrotës Panoramike

Grupi e këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit në Qytetin e Shkupit sot ka dorëzuar iniciativë për ndërprerjen e aktiviteteve ndërtimore tek ”Rrota panoramike” e cila ndërtohet në shtratin e lumit Vardar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Argumentet e këtij grupi për këtë qëndrim janë:

”E para, Rrota panoramike është në kundërshtim me planin e detajuar urbanistik që bie ndesh me vendimi për rregullimin e Unazës së vogël në komunën Qendër, vendim u cili është sjellur në fillim të këtij viti me çka e vendos në fuqi planin e detajuar urbanistik të vitit 2010. Me ndryshimet e PDU-së, të gjitha ojektet që nuk janë të përfunduara dhe ndërtimet e egra duhet të ndalohen ose të largohen tërësisht, ndërsa ata që ende nuk kanë filluar ndërtimin nuk do të mund të marrin leje.

E dyta, ndryshimi i qeverisjes qëndrore ja sjellur një situatë nga e cila ndërpriten të gjitha mjetet financiare nga institucionet shtetërore të cilat në mënyrë të donacioneve ishin dhënë për ndërtimin e Rrotës panoramike dhe realizuesin e projektit, NPQ Shkup. Dhe e treta, e vlerësojmë peticionin e ngritur nga qytetarët përmes së cilit kërkohet ndalimi i ndërtimit të Rrotës panoramike që qytetarët e dorëzuan tek Kryetari i Qytetit të Shkupit në fund të vitit 2016, respektivisht në fillimin e vitit 2017.

Vlerësojmë se ndalimi i ndërtimit në këtë fazë do të bënte një punë të dobishme e cila do të kursente paratë dhe njëkohësisht do të ishte në shërbim të qytetarëve. Kjo nënkupton që do të përfundohet ura që është në fazën finale të ndërtimit dhe do të shërbejë si vendkalim për këmbësorë, dhe gjithçka që është andaj urës të konzervohet dhe bëhet kujdes për ndonjë shembje eventuale.

Konzervimi do të jetë i pranuar në aspekt arkitektonik dhe estetik dhe për të nuk do shpenzoheshin shuma të mëdha të parave. Në këtë mënyrë tregojmë racionalitet dhe mbajmë llogari për paratë e qytetarëve që të shpenzohen vetëm në aspekt produktiv dhe efikas”, thonë nga Grupi i këshillëtarëve të LSDM-së në Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/