Site icon Telegrafi

LSDM-ja i kundërpërgjigjet Misajllovskit: Qeverisja juaj ishte qeverisje e vjedhjes

LSDM-ja i është kundërpërgjigjur konferencës për shtyp të Vllado Misajllovskit, ku ai akuzon rëndë qeverisjen e LSDM-së, për rënim të ekonomisë dhe për udhëheqje kriminale.

Sipas LSDM-së, qeverisja 11 vjeçare e OBRM-PDUKM-së ishte një qeverisje kriminale dhe e shthurur.

Kjo parti konsideron se qeverisja e OBRM-PDUKM-së do të mbahet mend për huamarrjen masovike dhe varfërimin e qytetarëve, vetëm që të plotësohen interesat kriminale të udhëheqësisë së partisë tash opozitare.

LSDM vlerëson se qeverisja e OBRM-PDUKM-së ishte qeverisje e vjedhjes dhe shkretimit infrastrukturor./Telegrafi/

Lexo po ashtu Misajllovski: Në qeverisjen e LSDM-së ka vetëm rrena, shthurje dhe rënim të ekonomisë (Video)
Exit mobile version