Site icon Telegrafi

LSDM-ja kërkon publikimin e Listës zgjedhore

Anëtari i KSHZ-së nga radhët e LSDM-së, Damjan Mançevski, i ka bërë thirrje KSHZ-së që ta publikojë Listën zgjedhore ashtu siç është e përcaktuar me ligj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, nëse shumica e anëtarëve të KSHZ-së të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, pohojnë se Lista është e pastruar, atëherë publikimi nuk duhet të jetë problem, ndërkaq qytetarët vetë do të tregojnë nëse është i rregullt apo jo.

Mançevski kërcënoi me padi për KSHZ-në nëse nuk e publikon listën zgjedhore, ndërkaq bëri të ditur se anëtarët e LSDM-së në KSHZ nuk do të marrin pjesë në punët e saj, përderisa KSHZ punon në kundërshtim me ligjet./Telegrafi/

Exit mobile version