Site icon Telegrafi

LSDM-ja kërkon llogari nga Ministria e Financave për huamarrjen e re

LSDM-ja kërkon që ministri i Financave, Kiril Minoski, të shpjegojë se për çfarë arsye, siç thuhet në kumtesën e LSDM-së, i ka futur në borxh qytetarët me mbi 15 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot Minoski realizoi huamarrjen e paralajmëruar në tregun vendor prej 31,7 milionë euro. Është e palejueshme që ministri në largim Kiril Minoski t’i zhytë në borxh qytetarët me mbi 15 milionë euro më shumë nga obligimet e arritura, pa shpjeguar se pse”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lexo po ashtu Maqedonia mori 1.9 miliardë denarë borxh të ri

Ata thanë se vetëm një qeveri dhe përgjegjëse mund t’i ndalë huamarrjet e panevojshme dhe t’u përgjigjet nevojave reale të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version