Telegrafi

LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja dënojnë heqjen e flamurit maqedonas në Kumanovë

LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja e kanë dënuar aktin e heqjes së flamurit të Maqedonisë në Kumanovë dhe ngritjes së atij të Shqipërisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM-ja thonë se incidentet e këtilla janë në shërbim të politikave të dhunshme të Nikolla Gruevskit, të udhëheqësisë së ngushtë të OBRM-PDUKM-së, të cilët sipas LSDM-së, me nxitje të tensioneve ndëretnike dhe brendaetnike, kërkojnë të gjejnë shpëtim nga përgjegjësia e krimeve të tyre.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja e dënon aktin në Kumanovë duke kërkuar që të gjenden dhe të dënohen ata që e kanë kryer këtë veprim të heqjes së flamurit të Maqedonisë dhe vendosjen të atij të Shqipërisë. Për këtë parti, rasti është vandalë dhe kundër shtetit ku shkilet dinjiteti kombëtar i maqedonasve./Telegrafi/