Alsat-M njofton se LSDM-ja ka denoncuar kushtet e këqija të pjesëtarëve të ushtrisë së Maqedonisë të angazhuar në kufirin jugor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Opozita ka akuzuar VMRO-DMNE-në për kushtet jonjerëzore. LSDM thotë se mbi 57 pjesëtarë të ushtrisë janë të vendosur në një hapësirë prej 90 metra katrorë, ndërsa 400 ushtarë duhet të kujdesen për higjienën e tyre vetëm nga një çezmë që kanë në dispozicion.
Nga LSDM-ja kanë përsëritur akuzën se Gruevski dhe partia e tij kanë shpenzuar 630 milion euro për përmendore, ndërsa diskriminon profesionistët e ushtrisë, duke punësuar në Armatë persona me librezë partiake./Telegrafi/