Telegrafi

LSDM-ja dënon sulmin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dënon ashpër incidentin ku me armë zjarri u sulmua ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Sipas tyre, është e palejueshme përdorimi i armës dhe tentimi për t’i marrë jetën tjetrit, nga çfarëdo qoftë arsye. LSDM-ja thërret që problemi të zgjidhet në mënyrë institucionale, duke pritur që rasti të ndriçohet tërësisht./Telegrafi/