Telegrafi

LSDM-ja dënon ashpër keqpërdorimin e fëmijëve në protesta

LSDM-ja ka reaguar ndaj prezencës së fëmijëve në protestat e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët po protestojnë kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe Deklaratës së partive shqiptare. Nga LSDM thonë se dënojnë ashpër çfarë do keqpërdorimi të fëmijëve për qëllime politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pak e kishte Nikolla Gruevski nxitjen e aktiviteteve etnike që shqetësojnë qytetarët dhe lajme të rrejshme, tani filloi të shfrytëzojë edhe fëmijët disa vjeçarë. Siç mund të shihet në disa fotografi të publikuara, fëmijëve disa vjeçarë ju jepen çokollada dhe ju tregohet çfarë të vizatojnë. Bëjmë thirrje të ndalohet kjo sjellje e palejueshme e Gruevskit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu Fëmijët përsëri pjesë e protestës kundër Deklaratës së partive shqiptare