Site icon Telegrafi

LSDM-ja akuzoi për tender të panevojshëm për ‘REK Manastir’

Deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski sot në konferencë për shtyp në Kuvend ka akuzuar se firma ‘Markovski Kompani’, e cila, sipas tij, është e afërt me Sasho Mijallkovin, e ka fituar tenderin prej 290 milionë denarë të ‘REK Manastirit’, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Është e papërgjegjshme të pohohet se ka nevojë për procedurë urgjente për gërmim të qymyrit pë në REK Manasitir, madje rastësisht në këtë tender ka fituar kompania ‘Markovski Kompani’, e afërt, sipas informatave qasëse, me Sasho Mijallkovin. E para, ekziston plan dhe program për gërmim të qymyrit dhe zgjyrë, absoulutisht është i pabazë pohimi se as urgjent ka qenë i nevojshëm tenderi 5-milionësh’, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se gjatë 10 viteve të kaluara kjo fabrikë ka fituar tenderë në vlerë prej 60 milionë euro në REK Manastir, si dhe tenderë për ndëertim ose rikonstruksion të rrugëve. /Telegrafi/

Exit mobile version