LSDM-ja përsëri i ka bërë thirrje presidentit të shtetit ta ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. Nga LSDM thonë se nuk mund për shkak të krimeve të OBRM-PDUKM-së të mos kemi qeveri, njofton Telegrafi Maqedoni.
“OBRM-PDUKM-ja është një peshk jashtë ujit. Kriminelët nga rerthi i tyre largohen nga vendi. Udhëheqësia është e frikësuar nga përgjegjësia për pasuri të kriminalizuar, për shkak se e shohin fundin. Janë kuptuar gënjeshtrat e tyre. Tani qytetarët e kanë para tyre programin për qeverinë e re me masa për nevojat e tyre dhe të garantuar unitaritetin e shtetit sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Këtu, i vetmi i cili e shkel Kushtetutën është Gjorge ivanov, i cili e ka detyrim që menjëherë ta jep mandatin kryetarit Zoran Zaev, i cili ka siguruar 67 nënshkrime për formimin e qeverisë së re”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./Telegrafi/