Site icon Telegrafi

LSDM: Ivanovi shkeli vlerat e Ilindenit

Në reagimin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë thuhet se Kryetari i Shtetit i shkeli vlerat e Ilindenit dhe se nuk është i denjë ta mbajë funksionin që e mban.

“Gjorgje Ivanovi edhe një herë vërtetoi se është i njëjtë sikur mentori i tij Nikolla Gruevski dhe se vazhdon të mbjell urrejtje dhe ndarje në mes qytetarëve. Në ditën kur qytetarët e Maqedonisë e festojnë të kaluarën e lavdishme të bashkimit, kuptim të ndërsjellët dhe lufta për liri dhe demokraci, Ivanovi në fjalimin e tij nxite urrejtje ndëretnike”, kumtojnë nga LSDM-ja.

Me këtë, sipas LSDM-së, Ivanovi në mënyrë brutale i shkeli vlerat që i ka kjo ditë e madhe, dhe janë vendosur në themelet e manifestit të Krushevës nga ASNOMi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Ivanov: Të gjithë ata që tentojnë të më anashkalojnë, do të gabojnë

“Ivanovi vazhdon të punojë kundër integrimeve të BE-së dhe NATO-s dhe vepron në kundërshtim me interesat kombëtare dhe shtetërore” thonë nga LSDM-ja duke shtuar se asnjë veprim antishtetëror nuk do ta rrezikojë të ardhmen e Maqedonisë, sepse, sipas LSDM-së, qytetarët masovikisht do të dalin në referendum dhe do të përkrahin marrëveshjen me Greqinë, dhe do ta përkrahin të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO.

“Maqedonia dhe qytetarët e saj shkojnë drejt të ardhmes, Ivanovi mbetet i izoluar në politikat e tij anti-shtetërore”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së./Telegrafi/

Exit mobile version