Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, LSDM-ja deklaronse programi qeveritar reformist e mbron unitaritetin dhe barazinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Më tej, LSDM-ja konsideron se Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja janë të vetmit që i tradhtojnë intersat shtetërore dhe kombëtare të qytetarëve të vendit, përmes konflikteve, dhunës dhe incidenteve me publikun demokratik të vendit dhe atë ndërkombëtar, me qëllim të mbrojtjes së kriminalitetit, të shpëtojnë nga përgjegjësia dhe të pengojnë bartje të qetë të pushtetit.
LSDM-ja vlerëson se shkelja e Kushtetutës dhe kërcënimet nga Ivanovi dhe OBRM-PDUKM-ja nuk do t’i pengojnë proceset demokratike në Maqedoni./Telegrafi/