Site icon Telegrafi

LSDM: Institucionet të veprojnë në bazë të ligjit

Përmes një reagimi drejtuar parisë opozitare OBRM-PDUKM-së thuhet se është turp që OBRM-PDUKM-ja e keqpërdor rastin tragjik dhe nxit tensione në mes qytetarëve.

“OBRM-PDUKM-ja 11 vite nxite ndarje mes qytetarëve dhe në vend se t’i kundërshtojë, ajo nxite gjuhë të urrejtjes, kurse tash përmes shpërndarjes të lajmeve të rreme dhe me akuza të pabazuara përpiqet që të nxisë tensione në mes qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ata apelojnë në qetësi për të gjithë qytetarët dhe se institucionet duhet të veprojnë në suaza të ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është publike që Ministra për punë të Brendshme për një dit i gjeti të dyshuarit e veprës penale. Rasti tash është në duart e Prokurorisë”, thonë nga LSDM, duke thënë se në procedurë ligjore dhe transperent të dënohen fajtorët dhe ta marrin përgjegjësinë në pajtim me ligjet e Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version