Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese i fton qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve në lidhje me përhapjen e coronavirusit.
Ata thonë se institucionet punojnë për të rikuperuar ekonominë dhe për këtë qëllim kanë realizuar takime me odat tregtare, punëdhënësit, me Guvernatorin e Bankës Popullore për të konfirmuar të gjitha informacionet në lidhje me implikimet fiskale ndaj biznesit.
“Së shpejti Qeveria del me masa konkrete dhe reale për ndihmë të drejtpërdrejtë në ekonominë vendore, posaçërisht për ato sektorë të cilët janë më të prekur. Në kohën kur shteti, si dhe bota, po përballen me një kërcënim serioz shëndetësor, është e rëndësishme që qytetarët të informohen plotësisht, me kohë dhe saktë. Prandaj, opinioni, qytetarët, t’i ndjekin informacionin e institucioneve që raportojnë për gjendjen e koronavirusit disa herë në ditë”, thonë nga LSDM.