Nga partia në pushtet LSDM thonë se Qeveria po merr masa në kohë dhe efektive për t’u marrë me pasojat ekonomike të krizës së coronavirusit, konfirmuar nga institucionet financiare ndërkombëtare.
“Banka Botërore ka publikuar raportin e saj të fundit dhe skenarët e mundshëm të rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme. Sipas këtij raporti, vendet e Ballkanit Perëndimor do të bien në recesion këtë vit dhe mund të shohin një rënie të produktit të brendshëm bruto (BPV) PË4 11.3. për qind.
Sipas raportit të Bankës Botërore, vendi ynë do të pësojë më pak dëme në krahasim me pjesën tjetër në rajon. Kjo do të thotë, një rënie në ekonomi nga 1.4 në 3.2 përqind”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.
Nga atje shtonë se ky raport i Bankës Botërore për vendin tonë konfirmon edhe një herë politikat e përgjegjshme dhe në kohë që synojnë menaxhimin më të lehtë dhe më efikas të pasojave të krizës nga virusi./Telegrafi/