Agresioni kundër Ukrainës është kërcënim për paqen evropiane dhe botërore, por edhe për ekonominë globale, në këtë drejtim, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja është duke i monitoruar ndryshimet në tendencat ekonomike dhe pasojat e situatës së re, thonë nga LSDM.
“Institucionet, shteti janë të gatshëm t’u përgjigjen të gjitha sfidave të reja në fushën e ekonomisë dhe energjetikës, për të mbrojtur ekonominë e brendshme dhe gjendjen financiare të qytetarëve.
Ne si palë përgjegjëse, përmes institucioneve që drejtojmë do të bëjmë gjithçka, pasojat e konfliktit në Ukrainë në ekonominë vendase të jenë sa më të vogla dhe sa më të dobëta”, theksojnë nga LSDM./Telegrafi/