Site icon Telegrafi

LSDM: Inspektorati ia ka marrë kompetencat Mexhitit për nënshkrimin e dokumenteve administrative

Martin Kostovski nga LSDM thotë se Inspektorati ia ka marrë kompetencat Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për nënshkrimin e dokumenteve administrative.

Sipas tyre, Inspektorati ka konstatuar parregullsi, respektivisht tejkalim të autorizimeve ligjore nga ana e ministrit Izet Mexhiti.

“Mexhiti i ka tejkaluar autorizimet ligjore, personalisht ka nënshkruar lëndë, pa bazë ligjore dhe pa respektimin e procedurës për veprim administrative, me këtë, Izet Mexhiti jo vetëm që ka kryer keqpërdorim të pozitës, por hapet dyshimi serioz, nëse në këtë mënyrë ka dashur të vendos kontroll dhe të ketë hapësirë për shantazh ndaj kompanive, hapësirë për shantazh ndaj qytetarëve, për këtë keqpërdorim, Inspektorati Shtetëror, me vendim numër 11-1653/2024, nga 17.01.2025, zyrtarisht ia ka marrë kompetencat Mexhitit në pjesën e nënshkrimit të dokumenteve administrative”, tha Martin Kosotovski nga LSDM.

Exit mobile version