Grupi i Ekspertëve i Ministrisë së Kulturës kërkoi ngritjen e përgjegjësisë personale të personave përgjegjës për ndërtimin e Muzeut të OBRM-së, duke gjetur shkelje të konsiderueshme të disa ligjeve dhe konflikteve të interesave në realizimin e idesë së ndërtimit, thonë nga LSDM. Muzeu partiak i OBRM-PDUKM-së, thonë nga atje, mund të jetë vetëm një simbol i sundimit kriminal të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është e qartë se OBRM-PDUKM po përpiqet të mbrojë krimin. Gënjeshtra më e madhe është pohimi se historia maqedonase po fshihet. Përkundrazi. Është grupi i ekspertëve që kanë konstatuar “shtrembërimin e të vërtetave historike në formimin e shtetit të Maqedonisë” dhe propozon “një ndryshim të përshtatshëm në mjedisin ekzistues të muzeut në ato pjesë që janë në kundërshtim me të vërtetat historike”, thonë nga LSDM. /Telegrafi/