Site icon Telegrafi

LSDM: Gruevski, Veljanoski dhe Ivanovi nuk guxojnë t’i frenojnë proceset demokratike

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, LSDM-ja deklaron se patjetër të respektohet vullneti i 700 mijë qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, e drejta demokratike e qytetarëve është që të zgjedhin qeverinë e tyre dhe në zgjedhjet e besueshme votuan për ndryshime, drejtësi dhe bashkim.

LSDM-ja rithekson se në Maqedoni ka shumicë parlamentare prej 67 deputetëve, prandaj konsideron se është i patjetërsueshëm transferimi i pushtetit përmes institucioneve të sistemit.

LSDM-ja deklaron se Gruevski, OBRM-PDUKM-ja, Trajko Veljanoski dhe Gjorge Ivanov nuk guxojnë që t’i frenojnë proceset demokratike./Telegrafi/

Exit mobile version