LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj fjalimit të Nikolla Gruevskit në festimin e përvjetorit të OBRM-PDUKM-së. Nga LSDM thonë se, Nikolla Gruevski do të kujtohet vetëm për qeverisjen e tij kriminele, njofton Telegrafi Maqedoni.
“11 vite në pushtet të OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga Nikolla Gruevski do të kujtohen si vite të krimit, korrupsionit, varfërisë dhe shpërnguljes masive nga shteti. Katastrofa që kjo udhëheqësi kriminele e OBRM-PDUKM-së ja bëri Maqedonisë është ngjarja më e madhe anti-shtetërore në historinë moderne. Politikat humbëse të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij rezultuan me izolim ndërkombëtar, gjyqësor i partizuar dhe tenderë kriminele”, thonë nga LSDM.
Nga kjo parti thonë se qytetarët do ta shohin dallimin mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/