Telegrafi

LSDM: Gruevski nuk do t’i mbajë qytetarët në akull, do të ketë qeveri të re

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së, të cilët akuzuan LSDM-së dhe Zoran Zaevin se në mënyrë të heshtur po mbrojnë agjendën e Ziadin Selë, i cili sipas tyre po kërkon federalizimin e Maqedonisë. Nga LSDM-ja thonë se programi i qeverisë së re, garanton unitaritetin e shtetit dhe sundimin e së drejtës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Programi i qeveisë së re garanton unitaritetin e Maqedonisë dhe sundimin e së drejtës dhe përmban masa për problemet reale të qytetarëve. Ky domukent është i dukshëm për të gjithë, përveç për Nikolla Gruevskin dhe bashkëpunëtorët të cilëve ju përshtetet të thellojnë krizën edhe më tej. Udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së dëshiron që qytetarët të mbeten në akull, vetëm që të mbrohen nga përgjegjësia kriminelët”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/