Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) u bën thirrje institucioneve që të mos dorëzohen para skenareve të dhunës të Nikolla Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj partie, Gruevski është i obliguar që të mundësojë transferim të qetë të qeverisjes. LSDM-ja thekson se Gruevski gënjen me tema inekzistence dhe se nuk guxon që të kërcënojë me dhunë, pasi që kjo, sipas LSDM-së, është kundërkushtetuese dhe vepër e dënueshme me ligj./Telegrafi/