Nikolla Gruevski, dëgjuesit e tij dhe bashkëpunëtorët kanë kryer keqpërdorimin financiar në historinë e Maqedonisë dhe për këtë do të përgjigjen!
Joligjërisht, sipas informacioneve të arritura dhe Euro-obligacionit të lëshuar me vlerë 550 milion euro! Kamata për këtë huamarrje që duhet ta paguajnë qytetarët arrinë 5.875%.
Në kushte ekonomike me rritje prej 2%, kamata prej 5.875% për mjetet që duhet të përdoren vetëm për qëllime joproduktive dhe kriminale, e udhëheq ekonominë e Maqedonisë në kolaps financiar.
Të respektoheshin ligjet dhe të pranoheshin rekomandimet e LSDM për dhënien e Euro-obligacionit në përputhshmëri me procedurë prej nëntorit të 2015, kamata sigurisht do të ishte më e vogël.
Gjithsej shuma që duhet ta paguajnë gjeneratat e ardhshme arrinë 776.2 milion euro!
Borxhi publik i Maqedonisë prej sot arrinë 5 miliardë euro ose 54% nga GDP edhe atë pa borxhet e fshehura, thonë nga LSDM. /Telegrafi/