Telegrafi

LSDM: Gruevski e di qëndrimin e LSDM-së, çdo kriminel do të përgjigjet

LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim ka reaguar ndaj konferencë së sotme të Orce Gjorgjiovski, i cili akuzoi udhëheqësinë e LSDM-së se kanë lidhje me kriminelët të cilët gjatë ditës së djeshme u arrestuan nga ana e MPB-së. Nga LSDM theksojnë se Gruevski e di qëndrimin e LSDM-së për kriminelët dhe përsërisin qëndrimin se çdo kriminel do të përgjigjet para drejtësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me rastin për të cilin flet bashkëpunëtori i Gruevskit, Orce Gjorgjievski, qëndrimi i LSDM-së është i qartë. Inkurajojmë policinë t’i zbardh rastet deri në fund dhe çdo njëri që ka punuar në kundërshtim me ligjet, të mbajë përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e LSDM./Telegrafi/