Site icon Telegrafi

LSDM: Gruevski dhe Ivanovi ta respektojnë Kushtetutën

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) kërkoi edhe njëherë nga Gruevski dhe Ivanovi që ”ta respektojnë Kushtetutën dhe të ndalojnë me dhunë”.

Sipas kësaj partie politike, Kushtetuta siguron zgjidhje mjaft të qarta për dalje nga kriza politike, prandaj Ivanovi patjetër t’ia jep mandatin, Zoran Zaevit.

Për LSDM-në, është e papranueshme dhe e palejueshme që Gruevski të nxitë ndasi në Maqedoni dhe të përdor dhunë vetëm pse qytetarët zgjodhën ndryshime, duke shtuar se është e palejueshme që kryetari Ivanov ta shkelë Kushtetutën, duke dashur që të shpëtojë Gruevskin për të dhënë përgjegjësi për punën e tij kriminale.

LSDM-ja konsideron se qytetarët nuk duan zgjedhje të reja parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version