LSDM-ja ka reaguar ndaj mediave të cilat i konsideron si korrierë të OBRM-PDUKM-së, duke thënë se gënjeshtrat e tyre nuk mund ta mbulojnë humbjen e Gruevskit dhe ikjen e patisë së tij nga zgjedhjet e lira, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti thotë se korrupsioni, krimi dhe realiteti dhjetëvjeçar është mbuluar me ndihmën e territ mediatik, prandaj 1.7 milion euro, para të qytetarëve, kanë përfunduar në këto korrierë, për vetëm katër vite./Telegrafi/