Nga LSDM nëpërmes një kumtese thonë se është konfirmuar nga gjykata që Nikolloski ka përhapur lajme të rreme dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot direkt nga qendra e gënjeshtare “selia e bardhë”.
“Aleksandar Nikolloski vazhdon të përhapë lajme të rreme dhe të promovohet sot si viktimë nga qendra e gënjeshtrave të selisë së bardhë, megjithëse është konfirmuar nga gjykata se ai me vetëdije ka gënjyer qëllimisht.
Gjykata e Apelit e Shkupit hodhi poshtë ankesën e Nikolloskit për rastin në të cilën ai u akuzua për shpifje ndaj Vice Zaevit”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se duke vepruar kështu, Apeli konfirmoi vendimin e gjykatës së ulët duke gjetur përgjegjësinë civile të Nikolloskit për shpifje në një paraqitje të televizionit publik.
Nga atje shtojnë se është konfirmuar institucionalisht se OBRM-PDUKM është burimi më i madh i lajmeve të rreme./Telegrafi/