LSDM-ja ka reaguar ndaj kërkesave të Vllatko Gjorçev, i cili tha se Oliver Spasovski duhet të jap dorëheqje, për shkak se ka gënjyer opinion e Maqedonisë gjatë konferencës së tij pas aksidentit që pësoi Dime Spasov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vllatko Gjorçev duhet të kërkojë përgjegjësi nga shoku i tij, Dime Spasov”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.
Sipas LSDM-së, Gjorçev dhe urdhëruesi për konferencën, lideri i OBRM-PDUKM-së, mbrojnë dhunën, për shkak se vetë janë të dhunshëm ose pjesëmarrës në dhunë./Telegrafi/