Site icon Telegrafi

LSDM: Gjorçev si duket harroi çfarë ndodhi, do të ketë përgjegjësi nga të gjithë

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Vllado Gjorçev, i cili akuzoi LSDM-në për tentim të grusht-shtet. Nga LSDM theksojnë së goditje mbi Kushtetutën dhe grusht-shtet kanë bërë gjithë ata dhunues, së bashku me Nikolla Gruevskin, Gjorge Ivanovin, Trajko Veljanoskin dhe Mitko Çavkovin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për kët vepra penale, urdhëruesit e kësaj keqbërje Gruevski, Ivanov, Veljanoski dhe Çavkov do të japin përgjegjësi. Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, është sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve të Maqedonisë dhe është pranuar nga partnerët strategjik të Maqedonisë. Vllatko Gjorçev sigurisht ka harruar se ishte dëshmitar i gjakderdhjes dhe sulmeve brutale të OBRM-PDUKM-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu Gjorçev: LSDM-ja tentoi të realizojë grusht-shtet
Exit mobile version