Telegrafi

LSDM: Gjitha institucionet po luftojnë kundër ndotjes së ajrit

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se gjitha institucionet shtetërore po luftojnë me ajrin e ndotur, ndërsa akuzon OBRM-PDUKM-në se gjatë qeverisjes së tyre janë blerë vetëm makina të shtrenjta.

“Liderët e rrejshëm, kriminelët e udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së kanë harxhuar paratë e qytetarëve për të blerë “Mercedes” afërsisht 600 mijë euro, për t’i kënaqur dëshirat e kriminelit Nikolla Gruevski. Kanë harxhuar miliona euro për barok, përmendore luksoze dhe tenderë kriminalësh, derisa ndërtonin në mënyrë josistemike shkatërruan gjelbërimet”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se lufta me ndotjen e ajrit është bërë prioritet strategjik i qeverisë së LSDM-së, ndërsa paralajmërojnë subvencionim të makinave ekologjike.

“Ajri i pastër dhe ambienti jetësor i shëndetshëm mbeten prioritet i lartë për LSDM-në”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/