Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thotë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, i jep mundësi qeverisë për menaxhim më efikas me përhapjen e coronavirusit.
Nga kjo parti thonë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të thotë kufizime të reja për qytetarët.
“Derisa nuk sjell masa të reja qeveria, gjithçka mbetet e njëjtë në jetën e përditshme. Marketet dhe barnatoret edhe më tej do të punojnë, kompanitë po ashtu, ndërsa institucionet pandërprerë do t’i kryejnë shërbimet e tyre”, thonë nga LSDM.
Ata e përshëndesin iniciativën e qeverisë, si dhe vendimin e presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme./Telegrafi/