Telegrafi

LSDM: Gashi është përgjegjës për incidentin me presidenten e Kosovës, Mickoski të mos e mbrojë

LSDM sot ka akuzuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi se është përgjegjës për incidentin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

“Pas dështimit për ta mbuluar, MPB-ja e konfirmoi skandalin me personin e armatosur që LSDM-ja dhe mediat e zbuluan. Pas heshtjes gjatë gjithë ditës ditën e ngjarjes, Ministria e Brendshme është dashur të informojë për këtë në mbrëmje, gjë që tregon qartë qëllimin për ta fshehur.

E shtypur pas murit, OBRM-PDUKM kërkoi përgjegjësi nga ekzekutori, por jo nga klienti. Toshkovski godet gozhdën në kokë dhe mbron partnerin e tij të koalicionit Afrim Gashin, në kurriz të mosndëshkimit, arbitraritetit dhe mospërfilljes së ligjeve të vendit.

Për zbardhjen e plotë të skandalit, përgjegjësi duhet të ketë partneri i koalicionit të Mickoskit, Afrim Gashi”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje pyesin a do të kërkojë përgjegjësi Mikcoski nga Gashi.

“Sipas raportit të MPB-së, thuhet se “I kallëzuari S.S. është dërguar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga kryetari i Kuvendit” dhe se “Sanksionet ndaj rojes dhe punonjësve të tjerë të MPB-së, pjesë e sigurimit të Gashit, janë për shkak të ekzekutimit të një urëdhëri të kundërligjshëm”.

Kjo konfirmon përgjegjësinë e Gashit edhe nga MPB-ja. Ne pyesim, pse nuk është bërë asgjë deri tani? A do të dalë Mickoski publikisht për t’i kërkuar përgjegjësi? A do të nisë një procedurë Ministria e Brendshme? Apo vendosën të linin rojën e sigurisë, në kurriz të mbrojtjes së klientit?”, thonë nga LSDM

Nga atje kërkojnë që Mickoski të zëvendësojë Gashin në krye të Kuvendit, për të cilën LSDM-ja do ta mbështesë./Telegrafi/