Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, LSDM-ja kërkon nga ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, që ta lirojë kabinetin e tij për kryetarin e ri, Talat Xhaferi.
Sipas tyre, opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar pret që pas zgjedhjes së kryetarit të ri, të zgjidhet edhe Qeveria e re. LSDM-ja konsideron se formimi i qeverisë së re është një hap i lartë i interesit shtetëror, ndaj të cilit hap nuk guxon askush që të veprojë në mënyrë kundërkushteteuse që është e dënueshme.
LSDM-ja thekson se dhuna në Kuvend, ku kishte tentimvrasje të deputetëve dhe dhunë ndaj gazetarëve, duhet që të hetohet deri në fund dhe dirugjuesit e saj duhet që të japin llogari./Telegrafi/