Telegrafi

LSDM: Falja nuk nënkupton lirimin nga përgjegjësia për kriminelët, do të ketë drejtësi

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së prej ku sot njoftuan se do të dorëzojnë propozim-ligj për faljen e të gjithë të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Nga LSDM thonë se “Mickoski dhe partia e tij duhet ta bëjnë dallimin mes faljes dhe pajtimit kombëtar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mickoski dhe udhëheqësia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së duhet ta kuptojnë se falja nuk do të thotë lirim nga përgjegjësia për kriminelët, drejtësi patjetër të ketë. Maqedonia është shtet i së drejtës, ka gjyqësor të pavarur që punën në mënyrë joselektive dhe sipas ligjeve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/