Site icon Telegrafi

LSDM: Është e palogjikshme të ulet papunësia, kur ekonomia ka stagnuar

LSDM-ja i është kundërpërgjigjur OBRM-PDUKM-së në lidhje me statistikat e reja për papunësinë në vend. Nga LSDM përmes një kumtese thonë se papunësia do të ulet realisht dhe jo vetëm deklarativisht, njofotn Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Mickovski: OBRM-PDUKM-ja është krenare për të dhënat e reja të papunësisë

“Papunësia do të zvogëlohet realisht dhe këtë do ta ndjejnë gjithë qytetarët, dhe jo deklarativisht siç ka bërë deri tani OBRM-PDUKM-ja, përmes numrave të institucioneve të kontrolluara, fshirje nga evidenca të personave të papunësuar dhe shpërngulje të rinisë nga shteti. Është e palogjikshme të ulet papunësia në kushte kur ekonomia ka stagnuar për shkak të bllokimeve dhe pengesave të OBRM-PDUKM-së në proceset demokratike për formimin e qeverisë së re”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se qeveria e re ka kapacitet, njohuri dhe urtësi që përmes ndihmës së firmave vendore dhe menaxhimit të drejtë të resurseve të posedon vendi të sigurojë rrite reale të ekonomisë dhe ulje të vërtetë të papunësisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version