Site icon Telegrafi

LSDM: Është e palejueshme që në këtë shekull të ketë qytete dhe fshatra të bllokuar

Bllagoj Boçvarski, kryetar i Komisionit për lidhje dhe transport nga LSDM-ja, i bëri thirrje Qeverisë qendrore dhe komunale që ta marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre dhe tu mundësojnë qytetarëve të cilët janë të bllokuar të lëvizin lirshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në shekullin 21 është e palejueshme të ketë qytete dhe fshatra të bllokuar, në kushte kur nuk ka pasur reshje të reja të borës në ditët e fundit. Ajo çfarë pash në Kriva Pallankë ishte e tmerrshme. Fshatrat Nerav, Derak, Duraçka dhe Burovo janë të bllokuar dhe kanë probleme edhe me energjinë elektrike. Mirëpo këto nuk janë vendet e vetme që janë të bllokuar. Ka edhe shumë komuna në të cilat ka fshatra të bllokuar”, deklaroi Bovçarski.

Ai për këto probleme të qytetarëve e akuzoi Nikolla Gruevskin, për shkak se siç tha, ka udhëhequr politika tërësisht të gabuara./Telegrafi/

Exit mobile version