Telegrafi

LSDM: Ekonomia është stabile, më shumë para kthehen te qytetarët

Nga partia në pushtet LSDM thonë se për dy vjet e gjysmë mbas tyre është një listë e gjatë e përmbushjeve të premtimeve të cilat sjellin përfitime për shtetin dhe qytetarët.

“Politikat destruktive, grindja me fqinjët, ekonomia e shkatërruar dhe qytetarë të varfër janë e kaluar me largimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë.

Faktet konfirmojnë që LSDM-ja në 2.5 vjet bëri më shumë për shtetin sesa bëri OBRM-PDUKM për 11 vjet”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se është fakt se vendi ynë është shembull në rajon me dyer të hapura për anëtarësim në NATO.

“Është fakt se papunësia ka arritur nivelin më të ulët historike prej 17.1 përqind”, thonë nga LSDM./Telegrafi/