Telegrafi

LSDM: Edhe në kohë krize OBRM-PDUKM me lajme të rreme përpiqet të përfitojë

LSDM nëpërmjet një kumtese thotë se “edhe në kohë krize shëndetësore, me të cilën ballafaqohet shteti unë dhe e gjithë bota, OBRM-PDUKM përpiqet të fitojë politikisht”.

“Përderisa institucionet, punonjësit shëndetësorë, zyrtarët shtetërorë, të punësuarit në polici dhe armata, të gjithë luftojnë kundër coronavirusit, vetëm OBRM-PDUKM qëndron anash dhe bën politikë dhe popullizëm. Destruktiviteti, lajmet e rreme që për çdo ditë publikohet nga pallati i bardhë janë rrezik për qytetarët”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM ka gënjyer për pajisjet mbrojtëse të punëtorëve shëndetësorë me qëllim që të krijojnë frikë dhe mosbesim te qytetarët.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ofruan asnjë ide, nuk dhanë asnjë propozim si si më lehtë dhe më shpejtë të tejkalohet kriza ekonomike dhe shëndetësore|, thonë nga LSDM./Telegrafi/