Telegrafi

LSDM: E ardhmja e shtetit është mbi interesat partiake

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese vlerëson se e ardhmja e Maqedonisë është mbi interesat partiake dhe fton OBRM-PDUKM-në që të tregojë se janë për BE dhe NATO.

“Gjitha partitë politike, para se gjithash OBRM-PDUKM-ja duhet të tregojnë përgjegjësi për momentin historik dhe të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve ta vendosin mbi politikën ditore. Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është më i madh dhe më i rëndësishëm nga gjitha partitë politike”, thonë nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se është koha që të gjithë të jenë të bashkuar në realizimin e qëllimeve kombëtare.

“Në interes të së ardhmes, gjithë duhet të kyçen dhe të dalin të votojnë “pro” Maqedonisë evropiane”, përfundojnë nga LSDM./Telegrafi/