Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, ka konfirmuar vazhdimin e bisedimeve të grupeve të punës të katër partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, tramseton Telegrafi Maqedoni.
Ai akuzoi OBRM-PDUKM-në për hapa të pamenduar, duke theksuar se LSDM-ja nuk mund të veprojë sipas humorit të momentit të Gruevskit.
Spasovski theksoi se zgjidhja e krizës politike në vend mund të arrihet menjëherë, por që të arrihet deri aty, duhet vullnet politik nga OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja./Telegrafi/