Partia në pushtet LSDM përmes një kumtese për media ka reaguar në lidhje me protestat e sotme të simpatizantëve të OBRM-PDUKM-së para Gjykatës Penale.
LSDM thotë se institucionet kanë detyrë të veprojnë në pajtim me ligjet dhe se duhet të ketë përgjegjësi nga gjithë pjesëmarrëti në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Dhuna më 27 prill ishte sulm mbi demokracinë në Maqedoni, mbi rendin kushtetues, tentim për rrezikimin e jetës së deputetëve dhe me këtë edhe sulm mbi gjithë qytetarët e Maqedonisë. Institucionet kanë kredibilitet dhe detyrë të zbardhin rastin”, thonë nga LSDM./Telegrafi/