Site icon Telegrafi

LSDM: Drejtësia përpara dëshirave të Gruevskit!

Gjykata Kushtetuese për nesër nuk e vendosi në rend dite iniciativën e Todor Petrovit për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për PPS-në. Nga LSDM-ja kërkuan që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, së paku një herë të tregojnë se ligji dhe siguria ligjore duhet të jenë më kryesore  për ta, sesa përmbushja e dëshirave të Nikola Gruevskit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, drejtësisë dhe të drejtës nuk duhet të jenë nën çfarëdo kërcënimi. Puna e pandërprerë e institucionit të vetëm të pavarur i cili me të vërtet e lufton kriminalitetin dhe korrupsionin duhet të jetë e siguruar dhe e garantuar. Qytetarët të jenë të sigurt se para ligjit të gjithë janë të barabartë, si qytetarët ashtu edhe politikanët”, ka thënë për mediat Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version