Partia maqedonase në pushtet LSDM, i bën thirrje partisë opozitare OBRM-PDUKM që ta mbështesë Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili është futur në procedurë kuvendare.
Nga LSDM thonë se kjo është thirrja e fundit për OBRM-PDUKM-në që të ndalojë ta mbajë vendin peng.
“Mickoski e ka të qartë që zgjidhja ligjore e forcon luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe e garanton integrimin euroatlantik të shtetit. Por, kjo nuk i konvenon pasi ligji e ndalon pikërisht krimin nga radhët e tyre”, thonë nga LSDM.
Ata thonë se OBRM-PDUKM-ja së bashku me funksionarët e dyshuar dhe të akuzuar, bëjnë gjithçka që ta rrezikojnë shtetin e së drejtës dhe sundimin e drejtësisë./Telegrafi/