Nëpërmjet një kumtese të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM dhe Dimitar Dimovski, nga pallati i bardhë, që është simbol i krimit dhe korrupsionit sot duhej të kërkonin falje për mënyrën se si kanë mbrojtur krimin, dhe të bëjnë tërheqje dhe të kërkojnë përgjegjësi nga radhët e tyre”.
Nga LSDM akuzojnë se Dimitar Dimovski ka pjesë në kompaninë “Energotek DOO Skope” bashkërisht me Hristijan Mickoskin dhe se si është e mundur të kenë pjesë në biznesin me hidro-centrale nga Qeveria e Gruevskit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Dimovski, ish dora e djathtë e ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili ka disa procese gjyqësore”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se Dimovski duhet të përgjigjet për proceset kundër Mile Jankiesvski dhe nëse kjo është arsyeja se pse nuk përkrah vazhdimin e PSP-së.
“OBRM-PDUKM nuk ka kredibilitet të flasë për drejtësi, përgjegjësi dhe ndershmëri, për arsye se për ata kjo është kategori e panjohur”, thonë nga LSDM./Telegrafi/