Site icon Telegrafi

LSDM dhe Lëvizja Besa bisduan për krizën politike në Maqedoni

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja Besa bën të ditur se një delegacioni i Lëvizjes BESA, i kryesuar nga koordinatori Bilall Kasami, sot zhvilloi një takim me kreun e LSDM-së.

Siç bëjnë të ditur nga kjo parti, temë bisedimi kanë qenë zhvillimet e fundit politike dhe situata e krijuar në vend, pas mosdhënies së mandatit nga kreu i shtetit.

Gjithashtu janë biseduar edhe modalitetet e mundshme për dalje nga kriza me të cilën po ballafaqohet vendi, për të kërkuar mundësi për funksionalizimin e institucioneve.

Kontaktet ndërmjet partive do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, deklarojnë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Exit mobile version