Telegrafi

LSDM dhe BDI për zgjedhjet në 2024, OBRM-PDUKM për zgjedhje të shpejta në pranverë

Koalicioni LSDM dhe BDI vazhdojnë të kundërshtojnë kërkesën e opozitës për zgjedhje të shpejta pranverore dhe një qeveri të re që do të merret me krizën ekonomike dhe energjetike.

I pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri Dimitar Kovaçevski i bëri thirrje OBRM-PDUKM-së që të fillojë punën në Shkup, duke përsëritur se zgjedhjet parlamentare do të ketë në vitin 2024 dhe se askush nuk ka frikë nga zgjedhjet.

Kovaçevski, i cili ishte në vizitë në Kombinatin e Duhanit në Prilep, theksoi se fatkeqësia që i ndodhi vendit për 11 vjet, tani po i ndodh Shkupit, duke theksuar se në vitin 2015 qeveria e atëhershme la subvencione të papaguara, ndërsa ndërtoi 36 monumente në kryeqytet.

Kryeministri përsëriti se zgjedhjet parlamentare do të ketë në vitin 2024 dhe ato do të jenë të rregullta.

Edhe për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje në situatën aktuale./Telegrafi/