Telegrafi

LSDM: Deputetët kanë votuar sipas bindjeve të tyre

Kuvendi dje mori vendim historik për një të ardhme të ndritshme të vendit në vend ta asaj të izolimit dhe një të shkuar të errët, tha deputeti i LSDM-së, Kostadinov.

“Rruga drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO është e hapur dhe merita më e madhe është për qytetarët, por edhe për 80 deputetët e Kuvendit të cilët lirshëm, nëpërmjet bindjeve të tyre dhe përmes një procedure demokratike, votuan për të ardhmen në BE dhe NATO. Historia do të kujtojë shumë gjatë zgjedhjen që bënë deputetët mbrëmë. U morr një vendim që përcakton të ardhmen e vendit tonë, e cila përcakton të ardhmen e çdo qytetari dhe brezave të ardhshëm “, tha Kostadinov.

Ai shtoi se Hristijan Mickoski, Nikolla Gruevski dhe lidershipi i OBRM-PDUKM-së edhe një herë konfirmuan se janë figura anti perëndimore dhe anti maqedonas që sipas tij, sjellin të keqen, ndarjet, krime dhe varfëri në Maqedoni./Telegrafi/