Telegrafi

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM të mos pengojnë procedurat parlamentare

LSDM sot përmes një kumtese u bën thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM që të mos i pengojnë procedurat në përputhje me Rregullore për punë të Kuvendit, që sa më shpejtë të zgjidhjet kryetari i parlamentit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kryetari i ri i Kuvendit do të dërgojë shkresë deri te Gjorge Ivanov dhe do të sigurojë afat prej 10 ditëve që kërkon, për t’i dhënë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re’, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga partia thuhet se në zgjedhjet kredibile u zgjodhën deputetët e rinj në Kuvend dhe se kryetari i LSDM-së e formoi shumicën e nevojshme në Kuvend. /Telegrafi/