Telegrafi

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të votojë për kërkesën për interpretim të nenit 11 nga Ligji për falje

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet, LSDM thuhet se se kjo parti ka dorëzuar kërkesë për interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për falje, që të ndalohet falja ilegale e Ivanov.

“Kjo është mundësi që deputetët e opozitës të udhëhequr nga OBRM-PDUKM të tregojnë nëse janë për drejtësi apo i shërbejnë kriminelëve. Micokski t’u bëjë thirrje deputetëve të partisë së tij të votojnë për kërkesën”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, për lëndët e PSP-së e që janë ndërmarrë tani nga Prokuroria duhet të ketë përgjegjësi.

“OBRM-PDUKM qëndron pas nismës par Gjykatës Kushtetuese që ka për qëllim të ringjallë amnistinë e Gjorgje Ivanovit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se OBRM-PDUKM po bën gjithçka për ta penguar sundimin e së drejtës dhe prishjen e sistemit të drejtësisë por kjo nuk do të lejohet për shkak se, sipas LSDM-së, qytetarët dhe institucionet nuk do të lejojnë./Telegrafi/