Telegrafi

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së largohen nga seanca e paraparë për pyetje të deputetëve

Deputetët e OBRM-PDUKM-së sot janë larguar nga salla e seancës së paraparë për pyetje të deputetëve. Pas kushedi sa herë deputetët e OBRM-PDUKM-së vijnë në Kuvend, firmosin për pjesëmarrje dhe ditarë, marrin shpenzimet e udhëtimit dhe pastaj ulen jashtë sallës plenare, thonë nga LSDM.

“Deputetët e OBRM-PDUKM-së, pas udhëzimeve të Hristijan Mickoski-t, janë arratisur nga salla dhe kur konkluzionet me të cilat kemi filluar negociatat me BE-në janë votuar në gjuhën e pastër maqedonase, kanë ikur më parë kur është votuar buxheti, kanë ikur kur duhet të votojnë interpelancat që vetë i kanë dorëzuar, kanë ikur edhe kur janë miratuar ligje të rëndësishme për vaksinimin, për masat për qytetarët, me sa duket OBRM-PDUKM-të janë të zëshëm vetëm kur duhet të shajnë, të gënjejnë qytetarët dhe kur të duhet të mbrohen kriminelët nga pallati i bardhë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/